Abrashi: Fryma e fitores ka përfshirë çdo lagje e fshat të Prizrenit

0
103

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me qytetarët e lagjes “Bajram Curri”, shkruan 04 Online.

Abrashi tha se entuziazmi dhe mbështetja për vizionin e tij po ndihet në çdo lagje dhe fshat të komunës së Prizrenit.

“Me kryeministrin Kurti, u takuam me qytetarët e Lagjes Bajram Curri. Fryma e fitores ka përfshi çdo lagje e çdo fshat të Prizrenit. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”, u shpreh Abrashi.

Ai shtoi se përkrahja e qytetarëve është dëshmi se ndryshimi dhe zhvillimi i Prizrenit janë të pashmangshme në këtë garë zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here