E ndieni që ju shtrëngon fyti dhe duket se po i vjen era ftohje? Ja se çfarë mund të bëni menjëherë dhe ta parandaloni shfaqjen e ftohjes.
- Ilaçet
Një nga mënyrat më të shpejta është që menjëherë të merrni ndonjë ilaç që e redukton inflamacionin, ënjtjen dhe acarimin dhe kështu fyti do të dhemb më pak. Në rast se nuk keni ilaçe, ato mund t’i blini pa recetë në farmacinë më të afërt. - Kripë dhe ujë
Sapo ta ndieni ndjesinë e djegies dhe dhimbjes në fyt, merrni pak ujë të ngrohtë me kripë të thjeshtë dhe gargarisni. Këtë mund ta bëni disa herë në ditë, sepse në këtë mënyrë i shkatërroni bakteret. Mjekët zakonisht rekomandojnë solucion me një gotë ujë dhe gjysmë luge të vogël kripë. Pas gargarisjes pështyni ujin, dhe në qoftë se shija është tepër e kripur, shtoni pak mjaltë. - Tabletat përtypëse për fyt dhe sprejet
Tabletat përtypëse për fyt do t’ua lehtësojnë menjëherë dhimbjen sepse me përtypjen e tyre do të stimuloni tajitje më të madhe të pështymës dhe kështu e gjithë zona do të jetë më pak e thatë. Në farmaci do të mund të zgjidhni lloje të ndryshme të tilla si ato me vitaminë C ose mjaltë dhe bimë të dobishme. Gjithashtu mund t’ju ndihmojnë edhe sprejet të cilët kanë përbërës të ngjashëm antiseptik. - Shurupi
Nëse keni filluar të kolliteni nga pak, patjetër blini shurup, sepse kështu do të parandaloni sëmurjen e mëtejshme dhe më lehtë do ta përballoni ditën në punë. - Pini shumë lëngje
Si tek çdo ftohje, është thelbësore që gjatë gjithë kohës të pini çaj ose ujë që të mos dehidroheni. Lëngu do ta shpëlajë fytin e sëmurë dhe ju do të ndjeheni më mirë. Do t’ju bëjë mirë edhe supa e shtëpisë. Do ta kuptoni që keni pirë mjaft nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe është pa aromë. - Llojet e çajit
Zgjidhni çaje bimore të cilat do ta forcojnë imunitetin, si çaji i gjelbër, i zi dhe i bardhë, por bëni kujdes të mos jetë i nxehtë. - Supa e pulës
Supa e nxehtë do t’ju ndihmojë shumë kështu që sigurohuni ta kosumoni atë në rastin tuaj të parë. Nëse e pyesni veten se pse pikërisht supa, përgjigjja është e thjeshtë – natriumi në supë vepron si antiinflamator, dhe ngrohtësia e saj lehtëson dhimbjen. Përveç kësaj, fyti që dhemb mund të përkeqësohet kur e përtypni ushqimin, ndërsa supën me perime të copëtuara mund ta pini me lehtësi. - Pushimi
Edhe pse kjo nuk është ndonjë mënyrë e shpejtë për shërim, ajo është shumë e rëndësishme dhe do të ishte mirë që të pushoni sa më shumë. Kështu, do ta fitoni më lehtë betejën me infeksionin dhe do t’ia jepni energjinë e nevojshme trupit. Pjesa më e madhe e inflamacioneve të fytit shkaktohet nga ndonjë virus prandaj pushimi do të ndihmojë që të shëroheni sa më shpejt. - Antibiotikët
Nëse keni dhimbje të madhe të fytit, gjithsesi shkoni tek mjeku sepse është e mundur që keni baktere të cilat mund të shërohen vetëm me antibiotikë. Sidoqoftë, mos ndërmerrni asgjë para se të bëni një strisho fyti, sepse marrja e antibiotikëve në rastin e virusit nuk do të ketë efekt prandaj më mirë sigurohuni për llojin e bakterit. - Ushqimi
Ushqimi është gjithashtu një element i rëndësishëm gjatë shërimit prandaj shmangni ushqimin e pashëndetshëm dhe kosumoni sa më shumë fruta dhe perime. Madje mund ta bëni edhe një limonadë me pak mjaltë sepse kështu do ta forconi imunitetin.