Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë, pavarësisht përkatësive partiake, si shenjë e besimit për zhvillimin e qytetit.
“Qytetarë e përkrahës pa dallime partie po na bashkohen për Prizrenin. Kjo është dëshmi se kur vihen përpara interesat e qytetit, atëherë të gjithë bëhemi një,” tha Totaj.
Ai ka theksuar se 12 tetori është një datë e rëndësishme për të ardhmen e Prizrenit.
“Vota me 12 tetor është besim për të vazhduar edhe me shumë punë të mira për qytetin tonë,” u shpreh kryetari Totaj, duke shtuar se ky bashkim i qytetarëve është garancia për projekte të reja dhe transformuese.