Driton Selmanaj, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LDK, ka premtuar krijimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Prizren Parking”, shkruan 04 Online.
Ai ka theksuar se kjo do të bëjë Prizrenin një qytet më transparent dhe efikas, ku shërbimet publike do të jenë të digjitalizuara dhe të qasshme me vetëm një klik, nga planet rregullative deri te rrjeti i ujësjellësit.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Shërbimet publike janë boshti kurrizor i një qyteti modern.
Prizreni do të bëhet shembull i transparencës dhe efikasitetit me krijimin e Ndërmarrjes Publike Komunale Prizren Parking dhe me digjitalizimin e plotë të shërbimeve. Nga planet rregullative e deri te rrjeti i ujësjellësit – çdo gjë vetëm një klik larg!
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj