Policia sekuestron armë në një vilë në Brezovicë, i dyshuari në arrati

0
63
Foto: Ilustrim

Njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve të stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion policor më 22 shtator 2025, në Brezovicë, komuna e Shtërpcës, pas dyshimeve për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Gjatë kontrollit në një vilë në Brezovicë, policia ka gjetur dhe sekuestruar:

një pushkë automatike,

dy pushkë ajrore,

pesë karikatorë për pushkë automatike,

njëzet e një fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar procedura penale për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I dyshuari nuk është gjetur në vendin e ngjarjes në momentin e kontrollit dhe mbetet në kërkim nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here