Ousmane Dembélé shpallet fitues i Topit të Artë 2025

0
73

Tashmë është zyrtare, francezi Ousmane Dembélé është kurorëzuar me çmimin më prestigjioz individual në futboll, Topin e Artë 2025, shkruan 04 Online.

Ylli i PSG-së bëri një sezon fantastik, duke udhëhequr skuadrën drejt tripletës historike. Me 35 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat, ai ishte lojtari më vendimtar i parisienëve.

Në garën për fronin, Dembélé la pas shokun e kombëtares dhe talentin e madh 18-vjeçar, Lamine Yamal, i cili u rendit i dyti.

Ky vit ishte i jashtëzakonshëm për Dembélén, i cili përveç Topit të Artë fitoi edhe Këpucën e Artë të Ligue 1 si dhe u shpall Lojtari i Sezonit në elitën franceze.

Një sezon për t’u mbajtur mend, që e fut Dembélén në librin e artë të futbollit botëror./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here