Kandidatja për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga radhët e AAK-së, Nazife Kokollari-Tahiri, ka premtuar se do të jetë zëri i banorëve të lagjes “2 Korriku” dhe i gjithë qytetit në kuvend, shkruan 04 Online.
Ajo ka theksuar disa nga problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje urgjente, si mungesa e ndriçimit publik, prania e qenve endacakë, bllokimi i trotuareve, siguria pranë shkollave dhe përmirësimi i kushteve në QMF “11 Marsi”.
Postimi i plotë i Nazife Kokollari – Tahiri
“2 Korriku” është lagje plot jetë, por me shumë probleme të përditshme.
Si kandidate për Asamblenë Komunale, zotimi im është që këto shqetësime të banorëve të mos mbeten pa zë. Në kuvend do të ngre çdo herë çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, sepse besoj se lagjja jonë dhe qyteti ynë meritojnë më shumë kujdes, më shumë siguri dhe më shumë investime.
1. Ndriçimi publik – lagjja 2 Korriku ende përballet me mungesë ndriçimi publik në shumë rrugë, gjë që krijon pasiguri për banorët gjatë natës dhe e vështirëson lëvizjen.
2. Qentë endacak – prania e qenve endacak është bërë shqetësim i madh për qytetarët, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, pasi shpesh krijojnë frikë dhe rrezikojnë sigurinë.
3. Trotuaret e bllokuara – automjetet e parkuara pa rregull dhe shitësit ambulantë po i bllokojnë trotuaret, duke e vështirësuar qarkullimin e lirë të këmbësorëve.
4. Siguria pranë shkollave – jashtë objekteve shkollore mungon një siguri e plotë për nxënësit, për shkak të komunikacionit të dendur dhe mungesës së mbikëqyrjes.
5. Investimi në QMF “11 Marsi” – kjo qendër ka nevojë për investime dhe përmirësim të kushteve, që t’u ofrojë shërbime më të mira shëndetësore qytetarëve të lagjes.
Do të jem zëri i qytetarëve të lagjes “2 Korriku” dhe gjithë qytetit në Asamblenë Komunale!
Për lagjen, për qytetin, për të ardhmen – voto 174, voto nr. 3!