Kabashi: Me LDK-në në pushtet do të sigurojmë shërbime të reja sociale për qytetarët

0
80

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga LDK, Fejzë Kabashi, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komunës dhe institucioneve qendrore për të garantuar shërbime të reja sociale për qytetarët, shkruan 04 Online.

Ai ka rikujtuar periudhën 2018-2019, kur menaxhonte këtë sektor dhe arriti marrëveshje me Ministrinë për ndërtimin dhe funksionalizimin e “Shtëpisë Rezidenciale”, institucion i parë i këtij lloji në Prizren, që sot ofron kujdes 24-orësh për 14 persona me retardime mendore dhe pa përkujdesje familjare.

Kabashi tha se me qeverisjen e LDK-së, në katër vitet e ardhshme do të sigurohen marrëveshje të reja për të ndihmuar edhe grupe të tjera në nevojë, si ndërtimi i shtëpisë për të moshuar, qëndrimet tërëditore dhe shërbime të tjera sociale.

Ai kritikoi qeverisjen aktuale lokale për dështimin në funksionalizimin e institucioneve të reja dhe theksoi se qytetarët kanë nevojë për një qeverisje efikase, duke ftuar ata të përkrahin Driton Selmanajn për kryetar të komunës.

Postimi i plotë i Fejzë Kabashit

Mirëqenie Sociale:
Marrëveshje bashkëpunimi për shërbime të reja

Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucionet qendrore, me qëllim të sigurimit të infrastrukturës dhe kuadrit gjegjës, për t’i ofruar të gjitha shërbimet e mundëshme sociale qytetarëve tanë.
Përgjatë viteve 2018-2019 kur unë kam menaxhuar me këtë sektor, vetëm me një takim e kërkesë të vetme, kemi fituar nga Ministria marrëveshje për: Ndërtimin e funksionalizimin e “Shtëpisë rezidenciale”, institucion i themeluar për herë të #parë në Komunën e Prizrenit (rreth 70% të investimit e ka financuar Ministria dhe njëherit janë shtuar katërmbëdhjetë kode buxhetore-vende pune për #STAF të përhershëm)

🟢 Sot, ky institucion i shërben me qëndrim njëzetë e katër orë, rreth katërmbëdhjetë personave me retardime mendore, të pa aftë për jetë dhe pa përkujdesje familjare.
🟢 Katërmbëdhjetë jetë të menaxhuara profesionalisht dhe pa shqetësime publike nëpër rrugët e qytetit.

🟩Me LDK në pushtet, në katër vitet e ardhme do të punojmë që të sigurohen marrëveshje të tilla, përmes të cilave do të përfitonin grupe tjera komunitare në nevojë.

Po kalojnë katër vite dhe qeverisja lokale nuk ka arritur ta funksionalizojë ende asnjë institucion që ofron shërbime që i mungojnë Komunës së Prizrenit siç p.sh : shtëpia për të moshuar, qëndrimi tërëditor, QPS 2 etj.
⛔️Mosaftësia e qeverisjes lokale aktuale për bashkëpunime të tilla nuk falet. Më shumë se kaq, ajo duhet dhe meriton të ndëshkohet.

Prandaj, të dashur qytetarë të komunës sonë; përkrahja për Driton Selmanaj kryetar të komunës është më se e nevojshme, është tashmë e domosdoshme.
Zëri e puna ime në katër vitet e qeverisjes së LDK-së janë vetë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë.

LDK 113 ✔️

Dr. Fejzë Kabashi 2️⃣0️⃣✔️

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10214050046882228&set=a.4978030345557

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here