Chelsea raportohet se është gati të rikthejë tentativën për të transferuar portierin e Milanit, Mike Maignan, shkruan 04 Online.
Pas paraqitjes së dobët të Robert Sanchezit në sfidën ndaj Manchester United, hierarkia e klubit londinez është vënë në alarm dhe tashmë po shqyrton seriozisht opsionin për të përforcuar portën.
Sipas raporteve, londinezët pritet të bëjnë një tjetër përpjekje për gardianin francez në merkaton e janarit. Chelsea kishte shfaqur interesim edhe gjatë verës, por negociatat me “Rossonerët” nuk arritën të përfundonin me marrëveshje.
Maignan ka qenë një nga pikat kyçe të suksesit të Milanit vitet e fundit, duke fituar Scudetton në vitin 2022, Superkupën Italiane, si dhe duke qenë pjesë e skuadrës që arriti në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në 2023.
Mbetet të shihet nëse këtë herë Chelsea do të arrijë ta bindë Milanin për një marrëveshje që do të sillte portierin francez në “Stamford Bridge”./04 Online