Besnik Krasniqi premton rregullore të veçantë për energji, mirëmbajtje dhe ndriçim të objekteve të kultit në Prizren

0
98

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim në Bashkësinë Islame të Prizrenit me kryetarin Valon ef. Ibrahimin, kryeimamin Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Faruk Ukallon, shkruan 04 Online.

Ai tha se programi i tij parasheh trajtimin me prioritet të objekteve të kultit fetar, duke premtuar hartimin e një rregulloreje të veçantë komunale.

Postim i plotë i Besnik Krasniqit

Sot vizituam Bashkësinë Islame në Prizren, ku patëm një takim të frytshëm me kryetarin Valon ef. Ibrahimin, kryeimamin Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Faruk Ukallon.

Së bashku me koleget e kolegët e mi, shpalosëm vizionin dhe programin tonë për trajtimin e objekteve të kultit fetar në komunën tonë.

✅ Do të hartojmë një rregullore të veçantë komunale që do të garantojë:

1. Energjia elektrike deri në 900kw për çdo njësi të objekteve të kultit.

2. Mirëmbajtjen, rregullimin dhe pastrimin e këtyre objekteve.

3. Ndriçim profesional për objektet e veçanta të kultit.

Këto masa do të sigurojnë mbrojtjen, funksionalitetin dhe respektin që meritojnë hapësirat tona të shenjta, në shërbim të të gjithë komunitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here