Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, gjatë vizitës në hapësirat e ish-Prellonka, është takuar me sipërmarrës që kontribuojnë në ekonominë e qytetit, shkruan 04 Online.
Ai tha se krahas aktivizimit të zonës ekonomike, është e domosdoshme krijimi i hapësirave për biznese që bëjnë shitje me shumicë. Abrashi theksoi se zhvillimi ekonomik i Prizrenit do të ecë përpara bashkë me komunitetin e biznesit.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Në hapësirat e ish-Prellonka, mes shumë depove të bizneseve, takuam sipërmarrës që punojnë e kontribuojnë për ekonominë e qytetit. Në vizitën tonë në një depo të pijeve joalkoolike, u theksua se krahas aktivizimit të zonës ekonomike, është e domosdoshme të krijohen hapësira për biznese tregtare që bëjnë shitje me shumicë. Punë të mëdha na presin bashkë me komunitetin e biznesit, për ta çuar përpara zhvillimin ekonomik të Prizrenit.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje