Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka mbajtur një tubim në Kobaj, ku u shoqërua nga nënkryetari i Lëvizjes, Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, deputeti Arbër Rexhaj, bartësja e listës Dafina Alishani dhe Haxhi Avdyli nga Lista Guxo, si dhe anëtari i kryesisë Elvis Hoxha, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se pjesëmarrja masive dhe mbështetja e fuqishme nga banorët e Kobajt është dëshmi se fitorja e 12 tetorit po bëhet çdo ditë më e madhe dhe më e pandalshme.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Pjesëmarrja ishte masive në tubimin tonë në Kobaj, ku bashkë me nënkryetarin e Lëvizjes, Glauk Konjufca, ministrin e mbrendshëm Xhelal Sveçla, deputetin Arbër Rexhaj, bartësit Dafina Alishani dhe të Listës Guxo, Haxhi Avdyli dhe anëtarin e kryesisë sonë Elvis Hoxha, u mirëpritëm me mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Entuziazmi i banorëve të Kobajt, ashtu si edhe në takimet e shumta që po mbajmë anembanë Prizrenit, është dëshmi e qartë se fitorja më 12 tetor po bëhet çdo ditë më e madhe dhe më e pandalshme.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Kobaj