Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka deklaruar se mbështetja e madhe për vizionin e tij u dëshmua edhe në Romajë, njësoj si në gjithë Hasin, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se banorët, përveç përkrahjes, kanë ndarë edhe shqetësimet dhe kërkesat e tyre, të cilat deri më tani nuk janë dëgjuar nga pushteti lokal.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Fitorja jonë e fuqishme u pa sonte edhe në Romajë, si në të gjithë Hasin! Banorët, pos mbështetjes, na treguan hallet dhe kërkesat e tyre, që deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhër nga pushteti lokal. Në qeverisjen tonë, asnjë fshat i Hasit dhe i krejt Prizrenit nuk do të mbetet në harresë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Hasi