Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV, u takua me gratë mjeke nga ky subjekt politik, shkruan 04 Online
Në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, ndërsa Abrashi shprehu mirënjohjen për punën e palodhshme dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në sistemin shëndetësor.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Gratë mjeke, me përkushtimin e tyre ndaj pacientëve dhe familjes njëkohësisht, përfaqësojnë sakrificë të madhe për shoqërinë dhe shëndetin tonë. Sot u takuam me to, ku ishte e pranishme edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Mirënjohje për punën e palodhshme dhe rolin e pazëvendësueshëm që ato kanë në sistemin tonë shëndetësor.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#VETEVENDOSJE