Sot, Bashkimi Demokratik i Prizrenit prezantoi programin zgjedhor dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan 04 Online.
Berisha theksoi se qytetarët janë në qendër të vizionit të tyre, i cili përfshin zhvillim ekonomik dhe infrastrukturë moderne, administratë efikase dhe transparente, arsim dhe shëndetësi cilësore, kulturë, sport dhe turizëm të zhvilluar, bujqësi dhe mjedise ekologjike.
Berisha bëri thirrje për ndryshim real dhe votim të ndershëm, duke theksuar se ndryshimi nuk është luks, por nevojë për Prizrenin.
Postimi i plotë i Zafir Berishës
Për Prizrenin që flet gjuhën e historisë dhe të së ardhmes!
Sot, Bashkimi Demokratik i Prizrenit para qytetarëve prezentoj programin e vetë zgjedhor si dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ne jemi lindur dhe rritur në Prizren, i njohim mirë hallet e këtij qyteti – jo nga zyra, por nga jeta. Në zgjedhjet e 12 tetorit nuk kërkojm pushtet, kërkojm besim për me e çu Prizrenin përpara, bashkë me ty. Nëse do ndryshim – bëje ndryshimin me votën tënde!
BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!
Vlerat tona janë; Respekti për qytetarin dhe qytetin, ndershmëria, fjala e dhënë, solidariteti, barazia për të gjithë, liria e mendimit si dhe respektimi i diversitetit politik, kulturor, fetar dhe etnik!
Vizioni ynë për Prizenin është: zhvillimi ekonomik, administratë efikase dhe transparente, infrastrukturë dhe urbanizëm modern, arsim dhe shëndetësi cilësore, jetë aktive kulturore e sportive, mjedise ekologjike, turizëm kulturor, historik dhe malor si dhe bujqësi të zhvilluar.
E njëjta lojë për vite i nderuar qytetar i Prizrenit, tani është radha jote të vendosësh ndryshe.
Ne nuk jemi as të djeshmit, as të njëjtit, ne jemi për një Prizren,
jo më rotacion i njëjtë, por për një zgjidhje të re për Prizrenin, sepse ndryshimi nuk është luks – është nevojë!
Zhgënjimi yt është mesazhi ynë për ndryshim, sepse të gjithë e patën shansin – tash na jepni mundësinë për ta ndërtuar të ardhmen e Prizrenit.
Votën e jep ti , jo ata që e kanë keqpërdorur, ne nuk premtojmë mrekulli, premtojmë ndershmëri!
Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!