Tudor tregon arsyen pse nuk startoi me Zhegrovën

0
71

Pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Veronas, trajneri Igor Tudor doli në konferencë për media dhe u ndal te situata e Edon Zhegrovës, i cili edhe një herë e nisi ndeshjen nga stoli.

Tudor tha se ylli kosovar ende nuk ka arritur formën optimale, dhe për këtë arsye nuk po starton me të.

“Zhegrova nuk ka pasur shumë minuta. Ai duhet të punojë kujdesshëm. Nuk është në formën e tij më të mirë”, u shpreh trajneri.

Zhegrova u inkuadrua në lojë vetëm në 10 minutat e fundit të takimit, duke mos pasur shumë hapësirë për të lënë ndikim në rezultat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here