Sot pritet një ditë me diell dhe temperatura të larta, tipike për fillim vjeshte, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 28 km/h, duke sjellë freski të lehtë në orët e pasdites.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10°C dhe 14°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 28°C deri 31°C, duke e bërë ditën mjaft të nxehtë për këtë periudhë të vitit./04 Online