Selmanaj në Shkozë shpalos vizionin për Prizrenin, me fokus në investime për komunitetin

0
91

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj, zhvilloi një takim me banorët e Shkozës, ku foli për vizionin dhe programin e tij, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se vetëm përmes bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët mund të ndërtohet një plan që i shërben realisht komunitetit.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Në Shkozë patëm një takim shumë të vlefshëm, ku mbi një kafe të mëngjesit biseduam për vizionin dhe programin që kemi përgatitur.

Ishte një mundësi për të dëgjuar nga afër shqetësimet tuaja, për të ndarë mendime rreth problemeve të përditshme dhe për të diskutuar hapat konkretë që do të ndërmarrim për zgjidhjen e tyre.

Ky bashkëbisedim më forcon bindjen se vetëm duke qenë pranë qytetarëve dhe duke dëgjuar zërin e tyre, mund të ndërtojmë një plan që i shërben me të vërtetë komunitetit.

Faleminderit secilit prej jush për mikpritjen dhe për kontributin në këtë diskutim të hapur.

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here