Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar planin për transformimin e objektit të burgut, të zjarrëfikësve dhe kompleksit policor në një shesh, siç e quan ai, Sheshi i Kujtesës, shkruan 04 Online.
Ai propozon rrënimin e kompleksit dhe ndërtimin e një kopshti të gjelbër me parking nëntokësor dhe një obelisk që përjetëson kujtimin e viktimave. Selmanaj tha se kjo hapësirë do të shndërrohet nga vend dhimbjeje në vend respekti, dinjiteti dhe reflektimi për brezat.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Ky vend ka bartur kujtime të rënda nga vitet 1990–1999, kur burgu dhe policia shërbyen si hapësira torturash e dhune ndaj shqiptarëve të Prizrenit.
Pikërisht për këtë arsye, unë besoj se kjo hapësirë duhet të marrë një kuptim të ri dhe të shndërrohet nga vend dhimbjeje në vend kujtese, respekti e dinjiteti.
Plani im është ta rrënojmë këtë kompleks dhe ta ndërtojmë Sheshin e Kujtesës, një kopsht të gjelbër që sjell qetësi, një parking nëntokësor që i shërben qytetit dhe mbi të një shtatore ose obelisk që përjetëson kujtimin e viktimave.
Ky shesh do të jetë një hapësirë reflektimi për brezat e sotëm dhe një mesazh i qartë për brezat e ardhshëm, që historia nuk duhet harruar kurrë, por mbi të duhet ndërtuar një e ardhme më e drejtë dhe më humane!
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj