Kandidati për Kuvendin e Prizrenit nga partia GUXO, Petrit Hoxhaj, ka propozuar që gjatë periudhave me fluks të madh vizitorësh (15 korrik – 15 gusht) të riorganizohen oraret e praktikave në autoshkolla në unazën kryesore të qytetit, shkruan 04 Online.
Sipas Hoxhajt, qëllimi i këtij propozimi është lehtësimi i qarkullimit për qytetarët dhe vizitorët, rritja e sigurisë në trafik dhe mbështetja e kandidatëve të autoshkollave në trafikun e ngarkuar.
Hoxhaj thekson se kjo nuk kufizon punën e autoshkollave, por synon një organizim të arsyeshëm dhe të përkohshëm për një Prizren më të sigurt dhe më funksional.
Postimi i plotë i Petrit Hoxhaj
Gjatë periudhës 15 korrik – 15 gusht, kur Prizreni përjeton fluks të madh vizitorësh, bashkatdhetarësh dhe aktivitete kulturore, trafiku në qytet, veçanërisht në unazën kryesore, arrin pikun e ngarkesës. Kjo ndikon negativisht në lëvizjen e lirë të qytetarëve, sigurinë në rrugë dhe përvojën e vizitorëve.
Prandaj, në mandatin tim të ardhshëm do të propozoj që Kryetari i Komunës të nxjerrë një vendim për riorganizimin e përkohshëm të orareve të praktikës në autoshkolla, duke shmangur periudhat më të ngarkuara të ditës në zonat më të frekuentuara-unaza e qytetit.
Pse është ky propozim i nevojshëm?
Lehtëson qarkullimin për qytetarët dhe vizitorët
Rrit sigurinë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit
Mbron kandidatët e autoshkollave, të cilët shpesh përballen me situata të vështira në trafik të dendur
Nuk kufizon punën e autoshkollave, por kërkon riorganizim të arsyeshëm dhe të përkohshëm
Ky është angazhimi im për një Prizren më të sigurt, më të organizuar dhe më funksional.
Zëri juaj në Kuvendin Komunal duhet të sjellë ide konkrete, jo vetëm fjalë.
Më 12 tetor më jepni besimin tuaj.
Petrit Hoxhaj – Nr.5
Partia GUXO 118
#ZëriYTë#GuxoMePetritin#PrizreniYNë#PropozimeQëNdryshojnë