Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, u takuan me qytetarët në Zhur, shkruan 04 Online.
Abrashi tha se Qeveria ka investuar projekte të shumta në Prizren dhe premtoi edhe më shumë investime nëse merr detyrën e kryetarit të qytetit. Ai falënderoi banorët e Zhurit për mbështetjen.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Bashkë me kryeministrin Kurti, u takuam me qytetarët në Zhur. Kryeministri theksoi projektet e shumta që Qeveria ka investuar në Prizren. Edhe më shumë do të sjellim me nisjen e detyrës së re si kryetar i Prizrenit. Faleminderit nga zemra zhurjanëve për mbështetjen!
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Zhur