Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj, ka ndarë detaje të ndjeshme nga jeta e saj personale në një bisedë të drejtpërdrejtë me ndjekësit në TikTok.
Gjatë “live”-it, Emina foli për martesën e saj të parë me një shqiptar, duke e cilësuar si një përvojë të vështirë. Ajo nuk nguroi të jetë e sinqertë:
“Ai ma ka pa thye qafën kur kam qenë e martuar me të, por kur nuk shkon, nuk shkon,” – u shpreh Cunmulaj, duke shtuar se ka zgjedhur të ecë përpara dhe të ndërtojë një jetë të re.
Po ashtu, ajo u rikthye edhe te rrëfimi për shtatzëninë e saj të tretë, për të cilën ka zbuluar më parë se ka ardhur falë fertilizimit in vitro (IVF).
Emina tregoi se pas lindjes së dy vajzave, ajo dhe bashkëshorti i saj dëshironin të kishin një djalë, ndaj vendosën të ndjekin këtë rrugë.
Përballë kritikave që mori për zgjedhjen e saj, modelja dha një përgjigje të prerë dhe pa doreza:
“Bile edhe një djalë po shkoj, hë çka thua për kta që u tërbuan, kam shkuar te doktori i kam thënë, nëse më shkon më shkon, nëse nuk shkon, nuk ka me shku’,” – deklaroi Emina.