Driton Selmanaj, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LDK, zhvilloi një takim me banorët e Atmaxhës, ku diskutuan për problemet e përditshme, sfidat dhe idetë e reja për zhvillimin e lagjeve dhe qytetit, shkruan 04 Online.
Selmanaj theksoi se bashkëpunimi dhe energjia e qytetarëve janë çelësi për t’i sjellë Prizrenit ndryshimet që i nevojiten.
Postimi i plotë i Driton Selmanaj
Sot në mëngjes pata kënaqësinë të ulem me qytetarët e Atmaxhës për një kafe dhe një bisedë të sinqertë.
Në atë tryezë të thjeshtë u ndanë mendime të mëdha: si t’i çojmë gjërat përpara, si ta bëjmë lagjen dhe qytetin tonë më të mirë për të gjithë.
Folëm për problemet e përditshme, për sfidat që presin zgjidhje, por edhe për idetë e reja që sjellin shpresë e besim.
Unë besoj fuqishëm se energjia dhe vizioni lindin nga këto takime! Aty ku njerëzit ndajnë përvojat e tyre, bashkojnë idetë dhe gjejnë rrugën drejt së ardhmes.
Mikpritja e banorëve të Atmaxhës më dha edhe një herë bindjen se me bashkëpunim dhe vullnet të përbashkët, mund t’i bëjmë realitet ndryshimet që i duhen Prizrenit.
#PrizreniPertej#DritonSelmanaj