Ish-diplomati amerikan, James Rubin, që dëshmoi pro ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë në një intervistë ekskluzive në “Jehona politike” në Klan Kosova ka folur për dëshminë e tij dhe nëse ai është takuar me të apo jo.
Rubin tha se nuk e kishte parë Thaçin prej 5 viteve dhe se në gjykatore nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, madje as nuk e kanë shikuar njëri-tjetrin, njofton Klankosova.tv.
“Nuk e kam ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime”.
“Avokatët e tij, gjyqtarët ma kanë bërë shumë të qartë që nuk donin që unë të flisja me askënd për sa i përket dëshmisë gjatë kohës sa isha aty. Kjo është diçka e zakonshme”, tha Rubin në “Jehona politike” në Klan Kosova.
Tutje, Rubin tha se shpreson që ta shoh së shpejti Thaçin në liri dhe t’ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, teksa procesin e Gjykatës Speciale dhe akuzat kundër Thaçit i quajti si të tmerrshme dhe të rrene,
“Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës”.
“Absolutisht. Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku”.
“Nuk mendoj që ideja që kishte urdhra nga majat për çfarëdo gjëje është reale. Nëse besoni në këtë, është e gabuar. Nuk ishte Thaçi, por ishte Gjeneral Ceku apo komandantët e tjerë”.