Nëse keni lëkurë të ashpër ose të that sot do ju këshillojmë një maskë shumë të mirë për të zbutur lëkurën e fytyrës tuaj.Gjatë sezonit të verës, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i madh, pasi janë të shumta problemet që mund të na shkaktojë dielli. Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës.
Na duhet pak mjaltë dhe 3-4 aspirina.
I copëtojmë mirë aspirinat dhe i përziejmë me mjaltin deri sa të krijohet një masë homogjene. Lajmë fytyrën dhe aplikojmë maskën!
E mbajmë 10 minuta, lajmë fytyrën dhe aplikojmë pak krem hidratues mbi të.
Kjo maskë duhet të përdoret një herë në javë.