Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, tha se me qeverisjen e kësaj partie sektori i mirëqenies sociale do të ketë trajtim të veçantë, me programe dhe marrëveshje bashkëpunimi që do të ndihmojnë drejtpërdrejt familjet në nevojë, shkruan 04 Online.
Ai përkujtoi periudhën 2018-2019 kur, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, u siguruan 750 mijë euro dhe u ndërtuan 50 shtëpi për familjet skamnore.
Postimi i plotë i Fejzë Kabashit
Mirëqenie Sociale:
Marrëveshje për Donacione
Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.
Përgjatë viteve 2018-2019 kur unë kam menaxhuar me këtë sektor, vetëm në programin “Ndërtimi i shtëpive për familje skamnore”, kemi bërë marrëveshje qindra mijëra euro me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” nga e cila marrëveshje familjet skamnore kanë përfituar direkt.
Janë fituar 750.000€ ( shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro ).
Janë ndërtuar komplet edhe të mobiluara 50 ( pesëdhjetë ) shtëpi
Me LDK në pushtet, në katër vitet e ardhme do të punojmë që të sigurohen marrëveshje të tilla, përmes të cilave do të përfitonin #qindra familje në nevojë
Mos aftësia e qeverisjes lokale aktuale për bashkëpunime të tilla nuk falet. Më shumë se kaq, ajo duhet dhe meriton të ndëshkohet.
Prandaj, të dashur qytetarë të komunës sonë; përkrahja për Driton Selmanaj kryetar të komunës është më se e nevojshme, është tashmë e domosdoshme.
Zëri e puna ime në katër vitet e qeverisjes së LDK-së janë vetë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë.
LDK 113
Dr. Fejzë Kabashi