Arianit Kabashi, kandidati i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga fshatrat Korishë, Lutogllavë, Malësi e Re, Caparc, Shpenadi dhe Velezh, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se vota për të është një përgjegjësi e madhe, duke premtuar përfaqësim të barabartë për çdo lagje e fshat të Prizrenit. Kabashi u zotua të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve në Asamblenë Komunale, duke vendosur interesin e tyre mbi çdo interes personal.
Postimi i plotë i Arianit Kabashit
Unë, Arianit Kabashi, kandidati i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje nga fshatrat Korishë, Lutogllavë, Malësi e Re, Caparc, Shpenadi dhe Velezh, ju bëj thirrje që në zgjedhjet e ardhshme të më jepni besimin tuaj.
Vota për mua nuk është thjesht një mbështetje politike, por një përgjegjësi e madhe që unë e marr me përkushtim për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Asamblenë Komunale. Unë do të kujdesem që çdo lagje, çdo fshat dhe çdo zonë e Prizrenit të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa dallime dhe pa anashkalime.
Bashkë do të ndërtojmë një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë. Për mua, interesi i qytetarëve është mbi çdo interes personal – dhe ky do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi i angazhimit tim.
Artan Abrashi – Për kryetar të Prizrenit –