Fusha e garës, fusha e meritës

0
112

Meqenëse u shpallën listat lidhur me zgjedhjet komunale, fillon një luftë e ashpër e herë-herë e pandershme, që nga etiketimet politike e deri te diskursi delegjitimues si mjete strategjike për të fituar avantazh, por është shumë e rëndësishme që gjatë këtij procesi të ruhet etika. Shpeshherë kjo luftë përdoret jo vetëm nga taboret e kundërta, por edhe nga kandidatët brenda përbrenda një subjekti politik. Sikurse vendosja e një “etikete” (p.sh. tradhtar, i korruptuar, i paaftë, ekstremist, i padinjitetshëm, i pamoralshëm) mbi kundërshtarin, për të ndikuar perceptimin publik që synon të krijojë një imazh negativ, që shpesh edhe mund të ndikojë te publiku pa edukimin qytetar, ku njerëzit jo rrallëherë bien pre e propagandës.

Brenda një subjekti përdoret për të dobësuar rivalët e brendshëm që i shohin si më të fituar, duke i paraqitur si: tradhtarë të partisë, të lidhur ngushtë me grupe të interesit si dhe jo të denjë për lidership, duke krijuar kështu një ndarje të brendshme që dobëson unitetin e subjektit para fushatës.

“Një mbret apo udhëheqës që nuk i beson ushtrisë së tij, nuk mund ta udhëheqë dot në betejë, sepse besimi është garanci për unitetin dhe veprimin kolektiv, ashtu siç ushtarët nuk shkojnë në luftë thjesht për urdhra, por sepse besojnë te drejtësia e kauzës dhe te udhëheqësi që i prin.”

Andaj, për një proces sa më demokratik dhe të ndershëm, si dhe konkurrencë “fair”, do të ishte që kandidatët të fokusohen te platformat politike dhe në debate racionale.

“Uroj që gara të zhvillohet mbi parimin e meritës dhe të ndershmërisë, ku suksesi të jetë fryt i përkushtimit dhe integritetit.”
Suksese!

Shkruan: Agnesa Thaqi – Kurejshi

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here