Vdes në Mal të Zi 57 vjeçari nga Kosova, ra me kamion në lumin Moraça

0
84

Një shtetas i Kosovës, me inicialet A.M i moshës 57 vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Bezdan, në rrugën Podgoricë – Kolashin.

A.M kishte qenë duke drejtuar një kamion rimorkimi me targa të Kosovës duke përfunduar tragjikisht në lumin Moraça mbrëmë.Trupi i tij siç raporton media malazeze “Vijesti”, është nxjerrur sot.

“Sipas urdhrit të prokurorit, trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Qendrës Klinike për autopsi. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet gjatë hetimit”, ka thënë Maja Scepanovic, drejtuese e Zyrës së Prokurorit Themelor të Shtetit në Kolashin.

Mbrëmë rreth orës 22:00, në policinë e Malit të Zi ishte raportuar se kishte ndodhur një aksident midis tuneleve 11 dhe 12 në Platia.

Ekipet e shërbimeve kompetente shkuan në terren, por më pas nuk arritën ta nxirrnin kamionin e rimorkimit për shkak të kushteve të natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here