Kandidatja për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, Ajlin Shishko, ka shpallur si prioritet krijimin e një rrjeti të gjelbër urban, që përfshin rehabilitimin e lumenjve dhe shndërrimin e brigjeve në hapësira rekreative, shruan 04 Online.
Ajo theksoi se ky projekt do ta bënte Prizrenin më të pastër, më atraktiv për turizëm dhe më të shëndetshëm për familjet. Shishko tha se synon një qytet ku historia dhe moderniteti ecin bashkë, me lagje të planifikuara, sheshe e parqe të gjelbra dhe shërbime publike cilësore.
“Një nga projektet që dua ta realizoj është krijimi i një rrejti të gjelbër urban, që përfshin rehabilitimin e lumenjve dhe shndërrimin e brigjeve të tyre në hapësira rekreative për qytetarët.
Ky projekt do ta bënte Prizrenin më të pastër, më atraktiv për turizëm dhe më të shëndetshëm për familjet tona.
Pas pesë vitesh e shoh Prizrenin si një qytet ku historia dhe moderniteti ecin dorë për dore, me lagje të planifikuara mirë, me sheshe dhe pargje të gjelbra dhe shërbime publike cilësore. Du të kontribuoj që ky vizion të bëhet realitet, duke vendosur dijen dhe përvojën time profesionale në shërbim të qytetarëve.
Dashuria për Prizrenin dhe dëshira për një qytet të barabartë, më të gjelbër dhe më frymëzues është arsyeja pse angazhohem sot.”, ka thënë Shishko./04 Online