Lendita Bllaca kandidon për Kuvendin e Prizrenit nga PDK

0
102

Me mbi 40 vite përvojë si mësimdhënëse, Lendita Bllaca synon të sjellë ndryshime në arsimin, kulturën dhe sportin e Prizrenit, shkruan 04 Online.

Ajo premton se do të ngre zërin në kuvend në mbështetje të politikave që për synim kanë ndërtimin dhe zhvillimin e shkollave moderne, mësues të përkrahur, fëmijë të lumtur, aktivitete kulturore dhe sport për të gjithë.

Njoftimi i plotë i Lendita Bllaca

Të dashur qytetarë të Prizrenit,

Pas më shumë se 40 viteve përvojë si mësimdhënëse, kam vendosur të kandidoj për Asamblenë Komunale të Prizrenit, me numrin 12 në listën e PDK (191).

E di nga përvoja ime se arsimi është themeli i së ardhmes së një qyteti dhe një kombi. Por njëkohësisht besoj se kultura dhe sporti janë forca që e mbajnë gjallë rininë tonë.

Prandaj vizioni im është i qartë: shkolla moderne, mësues të përkrahur, fëmijë të lumtur, kulturë aktive dhe sport për të gjithë.

Më 12 tetor, ju ftoj të bashkohemi për Prizrenin tonë!

🟦 Prizreni në punë!

🟦 Të gjithë bashkë për shkollat moderne të Prizrenit!

✔️SHAQIR TOTAJ – 191 💙✔️

✔️LENDITA BLLACA – 12 / 191 PDK 💙✔️

https://www.facebook.com/photo?fbid=1459098872051082&set=a.107084583919191

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here