Kabashi: Të tjerët ishin skeptik, sot lajm i mirë aprovimi i projektit për rrugën Korishë–Kabash

0
122

Është aprovuar projekti për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, me vlerë 6.8 milionë euro, shkruan 04 Online.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Arianit Kabashi, kandidat për Kuvendin nga LVV, i cili ka thënë se bashkë me kryesinë e LVV-së, kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Artan Abrashi dhe deputetin Arbër Rexhaj, janë angazhuar fuqishëm për realizimin e këtij projekti, pavarësisht skepticizmit fillestar.

Postimi i plotë i Arianit Kabashit

Lajm i mirë! ✅

Është aprovuar projekti për ndërtimin e rrugës

📍Korishë– Kabash📍, me vlerë 6.8 milionë euro.

Së bashku me kryesinë e pikës së Lëvizjes Vetëvendosje, me mbështetjen e kryetarit të ardhshëm të Prizrenit Artan Abrashi , si dhe deputetit nga fshati, Arbër Arber A. Rexhaj, jemi angazhuar fuqishëm që ky projekt të bëhet realitet. Edhe pse pati shumë skepticizëm, sot kjo është një arritje konkrete.

Ky është vetëm hapi i parë – projekti do të vazhdojë edhe me tutje, me fazat tjera të tij.

📌 Të hënën do të shpallet edhe tenderi për kompanitë ofertues, duke hapur rrugën për fillimin e punimeve.

🙏 Falënderim i veçantë për:

Ish-ministrin Liburn Aliu

Zv. ministrin Hysen Durmishi

Deputetin dhe kryetarin e ardhshëm të Prizrenit Artan Artan A. Abrashi

Deputetin Arber A. Rexhaj

Si dhe të gjithë kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here