Një qytetar nga Landovica ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën me targa vendore, e cila ishte e parkuar në oborrin e tij, shkruan 04 Online.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe policia ka nisur hetimet.
“Fsh. Landovicë, Prizren 18.09.2025 – 02:05. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur (gjatë natës) i kanë vjedhur veturën me targa vendore, të cilën e kishte të parkuar në oborrin e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online