Driton Selmanaj viziton Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit

0
68

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj diskutoi me ndërmarrësit dhe zejtarët për sfidat dhe mundësitë e tyre, duke theksuar se mbështetja e biznesit lokal është kyçe për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, shkruan 04 Online.

Në takim mori pjesë edhe ish-Kryeministri Avdullah Hoti, duke ndarë përvojën dhe vizionin e tij për një ekonomi më të fortë.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Sot pata kënaqësinë të jem mysafir në Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, ku bashkëbiseduam hapur për programin dhe vizionin tim për vitet që do vijnë.

Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që kanë ndërmarrësit dhe zejtarët e qytetit tonë, si dhe për mënyrat konkrete se si të krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e tyre.

Jam i bindur se ekonomia lokale është shtylla kryesore e zhvillimit dhe përmes mbështetjes së bizneseve vendore, ne jo vetëm që forcojmë mirëqenien e qytetarëve tanë, por e bëjmë edhe Prizrenin një qendër të gjallë të punësimit dhe inovacionit.

Në këtë takim, ku u mirëpritëm nga kryetari i Odës, Afrim Tejeci, krahas shumë miqve të nderuar, pata kënaqësinë të kem pranë edhe ish-Kryeministrin Avdullah Hoti, i cili ndau përvojën e tij dhe vizionin për forcimin e ekonomisë sonë.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët. Bashkë me ju, do ta çojmë përpara Prizrenin dhe do të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. 🧡

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here