Barcelona e nis me fitore, Rashford shkëlqen

0
78

Barcelona ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar në udhëtim ndaj Newcastle United me rezultat 2-1.

Ndeshja e zhvilluar në “St. James’ Park” ishte e fortë dhe pa gola në pjesën e parë, por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë.

Marcus Rashford ishte heroi i katalanasve, duke realizuar dy gola të shpejtë në minutat 58’ dhe 67’, duke i dhënë epërsinë Barcelonës.

Newcastle arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 90-të me golin e Anthony Gordon, por nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Kjo fitore e vendos Barcelonën në krye të grupit pas javës së parë të fazës së grupeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here