Artan Abrashi, kandidat për kryetar të Prizrenit nga LVV, thekson rëndësinë e mbështetjes së bizneseve lokale si GalvaZink, simbol i inovacionit dhe cilësisë me standarde ndërkombëtare, shkruan 04 Online.
Ai premton se si kryetar i ardhshëm do të garantojë një mbështetje të fuqishme për zhvillimin ekonomik, duke e bërë Prizrenin një qytet të drejtë dhe të barabartë.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
GalvaZink nga Prizreni është simbol i inovacionit dhe cilësisë, me certifikata ndërkombëtare që dëshmojnë standardet më të larta evropiane. Ky është shembulli se si nga qyteti ynë lindin biznese që jo vetëm e ngrenë industrinë, por edhe emrin e Prizrenit në hartën e zhvillimit modern.
Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të garantoj që bizneset si GalvaZink të kenë mbështetjen e duhur, sepse zhvillimi ekonomik është arma jonë më e fortë për një qytet të drejtë e të barabartë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#galvazink