Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka theksuar se Qeveria Kurti po investon fuqishëm në qytetin e Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ai përmendi si shembull shpronësimin për projektin madhor në lagjen Arbanë dhe ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, duke i cilësuar si dëshmi të përkushtimit për zhvillimin e qytetit.
Abrashi premtoi se me marrjen e drejtimit të qeverisjes lokale në Prizren, këto investime do të shtohen edhe më shumë, duke u uruar qytetarëve përfitime të reja nga projektet madhore.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Qeveria Kurti po investon fuqishëm në Prizren! Shpronësimi për projektin madhor në Arbanë dhe për rrugën Korishë–Kabash është dëshmi e përkushtimit për qytetin tonë. Kur unë të marr drejtimin e qeverisjes në Prizren, këto investime do të shtohen edhe më shumë. Urime të gjithë qytetarëve!
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#vetëvendosje