Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka vizituar fabrikën “Liri”, e cila ka mbi 70 vite traditë dhe është lidere rajonale në industrinë e ëmbëlsirave, shkruan 04 Online.
Ai tha se kjo fabrikë, me mbi 121 produkte të pranishme edhe në tregjet evropiane, është shembull i suksesit që kalon kufijtë. Abrashi premtoi mbështetje për bizneset që krijojnë punësim dhe zhvillim në qytet.
Postimi i plotë i Artan Abrashit
Sot vizitova fabrikën “Liri”, krenarinë e qytetit tonë me mbi 70 vite traditë dhe lider të rajonit në industrinë e ëmbëlsirave. Nga Prizreni janë krijuar mbi 121 produkte që shijohen jo vetëm në Kosovë, por edhe në tregjet evropiane.
“Liri” është shembull i qartë se si puna, përkushtimi dhe vizioni ndërtojnë suksese që kalojnë kufijtë. Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të jem gjithmonë pranë bizneseve që krijojnë punësim, zhvillim dhe krenari për qytetin tonë.
#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#Vetevendosje#Liri