Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, takoi qytetarët dhe strukturat e nëndegëve “Vëllezërit Stavileci”, “10 Qershori”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “17 Shkurti”, shkruan 04 Online.
Totaj para të pranishmëve theksoi mbështetjen e madhe për vizionin e tij për një Prizren modern dhe premtoi se në mandatin e dytë do të punojë dyfish më shumë për zhvillimin e qytetit.
Postimi i plotë i Shaqir Totaj
Kudo përkrahje e madhe për vizionin e Prizrenit në punë. Së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, takuam qytetarët dhe strukurat e disa nëndegëve për të shpalosur projektet e Prizrenit modern në mandatin e dytë. Do të punojmë dyfish më shumë për Prizrenin
