Totaj: Mandati i dytë do të jetë më produktiv dhe gjithëpërfshirës për qytetarët

0
83

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Arbanasit, ku u shpreh falënderues për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre, shkruan 04 Online.

Ai tha se pas një mandati të parë me shumë sfida dhe arritje, është i vendosur që në mandatin e dytë të ofrojë edhe më shumë punë konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Postimi i plotë i Shaqir Totaj

Një takim i ngrohtë me banorët e Arbanasit, që na dha energji e motivim të ri për fitore!

Pas një rrugëtimi 4-vjeçar të mbushur me sfida, por edhe me shumë kënaqësi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, jemi të vendosur që mandati i dytë të jetë edhe më produktiv e gjithëpërfshirës për realizimin e planit tonë konkret – përmirësimin e jetës së çdo qytetari.

Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!

#PrizreninNëPunë#PDK191👉 Bashkohu në www.shaqirtotaj.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here