Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes dramatike ndaj Liverpoolit në UEFA Champions League. Në minutat e fundit, kur “The Reds” siguruan fitoren 3:2 me golin e mbrojtësit Virgil van Dijk, Simeone u përfshi në një përplasje me një tifoz në tribuna, shkruan 04 Online.
Gjyqtari reagoi menjëherë, duke e ndëshkuar trajnerin argjentinas me karton të kuq dhe duke e përjashtuar nga loja.
Në konferencën për media pas takimit, Simeone komentoi incidentin: “Në të njëjtën kohë kur ne luftojmë vazhdimisht kundër racizmit, mund të luftojmë edhe kur marrim fyrerje. Unë jam një njeri i mirë,” tha ai.
Kjo ngjarje pritet të ketë jehonë edhe në ditët në vijim, pasi UEFA mund të marrë masa shtesë disiplinore ndaj trajnerit të Atletico Madrid./04 Online