Selmanaj: Objektet fetare në Prizren do të lirohen nga taksat dhe shpenzimet, restaurimi e mirëmbajtja do të mbulohen nga komuna

0
123

Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit, ka premtuar se me marrjen e përgjegjësisë do të ketë prioritet ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të qytetit, shkruan 04 Online.

Ai është zotuar se të gjitha objektet fetare do të lirohen nga taksat komunale dhe shpenzimet e energjisë elektrike, ndërsa restaurimi dhe mirëmbajtja e tyre do të mbulohen nga komuna.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Me të marr përgjegjësinë si kryetar i Komunës së Prizrenit, ndër angazhimet e para, do të jetë, me gjithë zemër, ruajtja e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të qytetit tonë.

Besimi është themeli i shpirtit tonë dhe pasuria më e madhe e Prizrenit.

Prandaj, unë zotohem se të gjitha xhamitë, kishat, teqet dhe objektet tjera fetare do të lirohen nga çdo taksë komunale përfshirë edhe shpenzimin e energjisë elektrike.

Po ashtu, çdo restaurim, mirëmbajtje apo investim i nevojshëm do të mbulohet plotësisht nga komuna.

Ky është zotimi im për t’i dhënë vendin që meriton trashëgimisë sonë të përbashkët shpirtërore dhe për ta mbrojtur si pasuri të përjetshme të Prizrenit.

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=25525462477043219&id=100000184511071&rdid=bfYQ1gLTsGgiOBWx#

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here