Selmanaj: Do të ndërtojmë një stadium modern për E-Sports me 200–500 vende

0
131

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, prezanton projektin e një Mini-Stadiumi modern për E-Sports me 200–500 vende, PC gaming, konsola dhe teknologji të avancuar, shkruan 04 Online.

Projekti synon të zhvillojë industrinë e lojërave, të nxisë kulturën digjitale dhe të pozicionojë Prizrenin si qendër rajonale për ngjarje rinore dhe ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Driton Selmanaj

Prizreni do bëhet epiqendra e së ardhmes digjitale!

Me ndërtimin e një Mini-Stadiumi modern për E-Sports (200–500 vende), të pajisur me PC gaming, konsola, LED ekrane dhe sistem audio të avancuar, hapet një hapësirë unike për gara, turne dhe aktivitete rinore. Ky projekt nxit kulturën digjitale, zhvillon industrinë e lojërave si sektor i ri ekonomik dhe e promovon Prizrenin si qendër rajonale për E-Sports dhe ngjarje rinore ndërkombëtare. Me E-Sport Gaming Festival, rinia jonë do të ketë më shumë mundësi për të krijuar, garuar dhe shkëlqyer në skenën globale!

Rinia përtej gjithçkaje! 🧡

#PrizreniPertej#DritonSelmanaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here