Hasan Sagdani, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e AAK-së, ka zhvilluar sot një vizitë së bashku me kandidatin për kryetar të komunës, Besnik Krasniqi, tek shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, shkruan 04 Online.
Sagdani theksoi se ata që e ndërtuan këtë shtet meritojnë trajtim dhe respekt maksimal, duke shtuar se përkushtimi i tyre do të jetë gjithmonë prioritet në qeverisjen e ardhshme.
Postimi i plotë i Hasan Sagdani
Sot se bashku me kandidatin per kryetar te komunes Besnik Krasniqi vizituam shoqatat e dalura nga lufta. Ata qe e ndertuan kete shtet meritojne trajtimin dhe respektin maksimal!