Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rikthyer në vëmendje ministren virtuale të qeverisë, të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e njohur si ‘Diella’.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama njoftoi se Diella tashmë ka edhe faqen e saj zyrtare në këtë platformë.
“Mirëmëngjes dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në Facebook, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.
Kurse, Diella shprehet se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalojë asnjë çast, teksa thekson se misioni i saj është gjithashtu të lehtësoj punën e qeverisë.
“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, dëgjohet të thotë Diella.