Kandidatja për Kuvendin e Suharekës nga AAK, Ibadete Baraliu, theksoi se me praninë e kryetarit aktual dhe të ardhshëm të komunës, Bali Muharremaj, si dhe të kandidatëve të tjerë, në fshatin Bukosh është shpalosur programi qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, shkruan 04 Online.
Ajo u zotua se në Kuvend do të jetë zëri i të gjithë komunitetit, duke ngritur çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë i Ibadete Baraliu
Me praninë e kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, si dhe të disa kandidatëve për Kuvend, u shpalos programi ynë qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Ashtu si gjatë katër viteve të kaluara nën udhëheqjen e kryetarit Muharremaj, edhe në vijim Bukoshi do të mbetet në qendër të vëmendjes dhe do të ketë mbështetje të vazhdueshme.
Në Kuvendin e Suharekës do të jem zëri i të gjithë komunitetit, duke ngritur çështjet që kanë rëndësi për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.