Abrashi: Do të jemi pranë bizneseve që mbajnë gjallë ekonominë dhe familjet prizrenase

0
125

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi, ka vizituar “Imperial Qeramika”, një biznes që ofron standard të lartë në tregun e materialeve ndërtimore, shkruan 04 Online.

Ai theksoi se biznese të tilla janë dëshmi e potencialit të madh zhvillimor dhe punësues të qytetit, duke u zotuar se do të jetë gjithmonë pranë ndërmarrjeve vendore që gjenerojnë ekonomi dhe mirëqenie për familjet prizrenase.

Postimi i plotë i Artan Abrashit

Imperial Qeramika në Prizren, një biznes i cili ka sjellë standard të lartë në tregun e materialeve ndërtimore, duke ofruar produkte cilësore dhe shërbim profesional për qytetarët tanë.

Bizneset si Imperial Qeramika janë dëshmi se Prizreni ka potencial të madh zhvillimi dhe punësimi, kur përkushtimi dhe vizioni shndërrohen në sukses. Ne duhet dhe do të jemi gjithmonë pranë bizneseve tona vendore, sepse ato janë gjeneratorë të ekonomisë dhe mirëqenies së familjeve prizrenase.

#ArtanAbrashi #105 #Prizreni365#VETEVENDOSJE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here