Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se atmosfera në Zojz dëshmoi vendosmërinë e banorëve për zhvillim dhe prosperitet, shkruan 04 Online.
Ai u shpreh se mbështetja e treguar është sinjal i një fitoreje të madhe, për të vazhduar edhe një mandat tjetër me përkushtim dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve.
Postimi i plotë i Shaqir Totaj
Atmosfera e sontme në Zojz dëshmoi për vendosmërinë e banorëve që Prizreni dhe fshatrat e tij të ecin përpara me zhvillim e prosperitet, ashtu siç e meritojnë. Mbështetja e fuqishme që u manifestua është tregues se fitorja do të jetë e madhe, për t’i shërbyer Komunës së Prizrenit edhe për një mandat tjetër me përkushtim e punë konkrete.
#PrizreninNëPunë#PDK191 Bashkohu në www.shaqirtotaj.com