Pas lëndimit të Alexander-Arnold, Alonso qetëson tifozët me deklaratën e tij

0
142

Trent Alexander-Arnold ka pësuar një lëndim mbrëmë në ndeshjen kundër Marseilles. Mbrojtësi anglez u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 5-të, pas një problemi në kofshën e majtë, shkruan 04 Online.

Megjithatë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka qetësuar tifozët me një lajm inkurajues për gjendjen e tij.

“Nuk është aq keq sa menduam, por duhet të presim”, deklaroi Alonso pas ndeshjes.

Ndërkohë, Real Madridi arriti të regjistrojë fitore në “Santiago Bernabeu”, duke mposhtur Marseillen me rezultat 2-1./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here