Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka premtuar subvencione lokale për fara, plehra dhe naftë bujqësore, me fokus tek fermerët e vegjël, shkruan 04 Online.
Ai gjithashtu paralajmëroi krijimin e një fondi të posaçëm komunal për emergjencat bujqësore si thatësira dhe përmbytjet, duke theksuar se “nuk jemi perfekt, por jemi ndryshe nga të tjerët”.
Postimi i plotë i Zafir Berishës
NGA PRIZRENI PËR PRIZRENIN!
Mbështetja me subvencione lokale për fara, plehra dhe naftë bujqësore, veçanërisht për fermerët e vegjël.
Krijimi i një fondi të posaçëm nga komuna për emergjenca bujqësore (si thatësira ose përmbytje).
Nuk jemi perfekt – por jemi ndryshe nga të tjerët.
Zgjidh Prizrenin që e do, Prizrenin që flet gjuhën e historisë dhe të së ardhmes!
Është koha për njerëz, jo për interesa!
BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!